Ballina Lajme nacionale Tetë viktima nga COVID në Kosovë, specialistët: Më shumë të prekur nga...

Tetë viktima nga COVID në Kosovë, specialistët: Më shumë të prekur nga varianti britanik

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tetë të vdekur nga koronavirusi u regjistruan në Kosovë brenda 24 orëve. Specialistë të fushës thonë se në Kosovë ka më shumë të prekur nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt. Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.

“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj për RTV 21.

Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar koronavirusin e zakonshëm. Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.

“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prek edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër“./mv.abcnews.al

The post Tetë viktima nga COVID në Kosovë, specialistët: Më shumë të prekur nga varianti britanik appeared first on Abc News.

---- ----
-----