Ballina Lajme nacionale Testi i zyrtarit rezultoi negativ, Albin Kurti do të dalë nga vetizolimi

Testi i zyrtarit rezultoi negativ, Albin Kurti do të dalë nga vetizolimi

27
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi. Kjo pasi zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ pas testit të bërë për COVID-19.

Lajmi u dha nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.

“Rastet e tilla si sot, duhet të na ftojnë për vëmendje, përkujdesje dhe në zbatimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ekspertëve mjekësorë”, tha Kryeziu.

-----