
Sardenja, ashtu si Greqia, ka ndërmend t’i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë që t’i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.
Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një “pasaporte imuniteti”, një dokument dixhital i cili të njihet ndërkombëtarisht dhe që dëshmon se mbajtësi i është nënshtruar të paktën një testi serologjik, i cili tregon se trupi i tij i ka antitrupat e koronavirusit, dhe që ka arritur ta elimonojë atë.
Kjo nënkupton se personi në atë moment, nuk është as i infektuar dhe as infektues. Llogaritet që fundi i pandemisë mbërrin atëherë kur të paktën 50% e popullatës, është imunizuar.