Ballina Sport Termeti, Rama surprizon fëmijët që u hodhën nga pallati, takim me Ronaldon...

Termeti, Rama surprizon fëmijët që u hodhën nga pallati, takim me Ronaldon e Buffon

82
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama i ka bërë një surprise shumë të bukur dy fëmijeve që u bënë të njohur për historinë e tyre të trishte gjatë tërmetit në Thumanë. Aureli dhe Alesjo, dy vogëlushët që u hodhën nga pallati për ti shpëtuar vdekjes, kanë realizuar enderren e tyre.

Ndonëse Rama I kishte premtuar që do tiu jepet bluzat e Ronaldos dhe Donnarumës kur i vizitoi në spital pak ditë më parë, kryeministri ka shkuar edhe më tej.

Ai I ka dërguar në Itali për të takuar nga afër dy nga yjet e Juventusit dhe të futbollit botëror Ronaldon dhe Buffon.

Njeri nga djemte e vegjel madje çudit teksa thotë që ai u hodh nga lartësia sikurse kërcen Ronaldo gjatë ndeshjeve të futbollit.

Buffon befasohet nga historia që Rama I tregon dy lojtareve bardhezinj mbi mënyrën sesi fëmijet I shpëtuan vdekjes në 26 nëntor. Portieri Italian fiksohet me njerin nga djemtë e vegjel duke I thënë Ronaldos që njeri prej tyre I ngjan Verratit nga ngjyra e syve.

Pastaj Buffon dhe Ronaldo përfituan nga rasti duke I dhënë bluzat e tyre me firme të posacme, dy fëmijeve nga Thumana.

Një surprise fantastike për dy femijet të cilët po përpiqen të gjejnë pak buzeqeshje pas tragjedisë së madhe të pak ditëve më parë.

The post Termeti, Rama surprizon fëmijët që u hodhën nga pallati, takim me Ronaldon e Buffon appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.