Ballina Lajme nacionale Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, VV-ja merr këtë vendim

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, VV-ja merr këtë vendim

16
SHPËRNDAJE

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka anuluar marshin për bashkim kombëtar që e kishte paralajmëruar për datën 28 nëntor shkaku i fatkeqësisë natyrore që preku kombin.

“Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë”, thuhet në reagim.

Arsyeja është se aktivistët e kësaj qendre janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha burimet e qendrës do të përqendrohen në këtë drejtim.

“Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente”.

“Të bashkuar tani dhe kurdoherë! Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri”, thuhet tutje në komunikatë.