Ballina Lajme nacionale Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, ja ҫfarë shkruajnë mediat e huaja

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, ja ҫfarë shkruajnë mediat e huaja

57
SHPËRNDAJE

Tërmeti në Shqipëri është bërë lajmi i parë në shumë media të huaja.

Nga New York Times, CNN, BBC, Reuters, Dailymail e shumë te tjerë, mediat ndërkombëtare i bënë jehonë të menjëhershme lëkundjeve të forta të tërmetit në Shqipëri. Tërmeti i magnitudës 6,4, thotë NYT, është një ndër më të fuqishmit në dekada që trondit Shqipërinë; në artikull përmenden viktimat, kaosi e frika që ka mbjellë në vendin tonë furia e natyrës.

Shkatërrim e panik raporton “The Guardian” që e përshkruan situatën me tone dramatike. Në mënyrë të veçantë, e përditshmja prestigjoze angleze citon rastin e gruas së moshuar në Durrës, që nuk arriti të mbijetonte, por shpëtoi nipin duke e mbuluar me trupin e vet.

Një gjest vetëmohimi që rezonon fort mes rreshtave të artikullit të gjatë të the Guardian, i cili kujton sesi tërmeti i magnitudës 5,6 që tronditi vendin në 21 shtator, u konsiderua si më i rëndi në 30 vjet. Ndërkohë, tani ka një krejt tjetër panoramë.

CNN citon Instituti gjeologjik amerikan të pohoje se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej gati 20 km e përmend mbylljen e shkollave në tre qytete, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Banorët nën rrënoja, shkruan Reuters, qe flet për një goditje në thellësinë 10 km, e për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Tërmeti, vazhdon agjencia e njohur e lajmeve, u parapri nga disa lëkundje më të lehta, e është ndjerë deri në rajonin e Puglia-s, në Itali.

Po luftohet me kohën për gjetjen e të mbijetuarve, thekson Foxneës, duke shtuar se ekipeve të shpëtimit u kanë ardhur në banorë vendas. Tre orë pas goditjes kryesore, pati një pas lëkundje mjaft të fortë, thotë Al Jazeera, që vëren sesi e gjithë kjo situatë ishte paraprirë nga një seri tërmetesh të tjera më të lehta. Tërmeti është ndjerë deri në rajonin Italian të Puglias, ndërsa pak orë pas tij, edhe në Bosnje u regjistruan lëkundje te magnitudës 5,4.

----- ----- ----- -----