Ballina LifeBizare “Tërmet, tërmet…mos Çim Peka”, qeshni me lot me batutat e Portokallisë (Video)

“Tërmet, tërmet…mos Çim Peka”, qeshni me lot me batutat e Portokallisë (Video)

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Plot surpriza, me figura veterane por edhe të rinj, Portokalli u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel.

Me regjisor Altin Bashën dhe nën drejtimin e Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut, spektakli më i madh i humorit në Shqipëri u prit shumë ngrohtë nga publiku shqiptar.

Humor, batuta dhe skeçe të jashtëzakonshme, mbrëmja e së dielës në shtëpitë e shqiptarëve tashmë do të jetë tërësisht argëtuese.

Një prej skenave që u pëlqye nga publiku ishte edhe ajo e dy poetëve, të cilët prekën një temë aktuale, atë të tërmetit.

‘Fakenews-in’ e publikuar në portalin e Çim Pekës, aktorët e sollën me një ironi therëse, për të dhënë mesazhin e fortë se si abuzohet me informacionin në vendin tonë.

“Hapa-dollapa, kush është fshehur mbrapa, me portal të kapa. Ja Ilva, Anila, Fevziu, e Lela, të gjithë i preka, mungon Çim Peka”, lexoi poeti, rol i luajtur nga Gaz Paja..

Në këtë moment dikush thërret “tërmet” dhe ata vrapojnë të tmerruar, për të treguar panikun që Çim Peka krijoi të shqiptarët, duke parashikuar “tërmetin e orës 23:30”.

---- ----
----
----- ----
-----