Ballina Lajme nacionale Tërmet sërish në Shqipëri

Tërmet sërish në Shqipëri

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dridhje të tokës janë regjistruar përsëri në Shqipëri.

Një tërmet është regjistruar sërish ditën e sotme 26 km nga Tirana. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 righter. Tërmeti ishte 11 km larg Vorës, ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj.

Siç tregohet edhe në parashikimet e institutit CSEM, tërmeti ishte 11 km larg Vorës. Deri më tani nuk raportohet për dëme material apo për lëndime në njerëz.

Kujtojmë se një tërmet i fortë goditi Shqipërinë më 21 shtator, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat duke fjetur në çadrat e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren. BE solli ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti.

---- ----
----
-----
-----