Ballina Lajme Bota/Rajoni Tërmet gjatë natës në Shqipëri, ja çfarë thonë sizmologët

Tërmet gjatë natës në Shqipëri, ja çfarë thonë sizmologët

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqipëria është goditur sërish nga një tërmet.

Një tjetër lëkundje e tokës ka shkaktuar panik te banorët e Durrësit, Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2 e 18.

Kjo lëkundje ka patur epiqendrën në fshatin Kuraten në Gjirin e Lalëzit, në një thellësi prej 46 km. Por sizmologët thonë se lekundje do të ketë në vazhdimësi dhe nuk ka vend për panik.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionet që njoftojnë për lëkundjet e tokës.

Profesor Llambro Duni shpjegon se qytetarët duhet t’u referohen të dhënave që raportohen nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit, e cila raporton madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës lokale, ndërsa disa agjenci raportojnë madhësinë e lëkundjeve sipas magnitudës vëllimore të valëve , sikundër ka ndodhur edhe sot kur është raportuar madhësia e tërmetit 4.5 , ndërkohë që sipas magnitudës lokale është regjistruar 4.

Ndryshimi sipas Dunit është kur të njëjtën distancë e raportojmë me kilometra dhe milje.

Psikologët u kërkojnë qytetarëve që të heqin aplikacionet që tregojnë lekundjet e tokës nga telefonat e tyre pasi ndikon në rritjen e stresit

---- ----
----
-----
-----