Ballina Lajme nacionale Tërhiqet PD/ Presim Ilir Metën për një datë të re zgjedhjesh

Tërhiqet PD/ Presim Ilir Metën për një datë të re zgjedhjesh

19
SHPËRNDAJE

Në harkun kohor të pak minuta Partia Socialiste, përmes kryeministrit Rama dhe Partia Demokratike, përmes një deklarate nga Zyra e Shtypit i janë përgjigur njëra-tjetrës lidhur me deklaratat e kryebashkiakëve drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si shenjë e zbatimit të dekretit të Metës.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike bën të ditur, se Kryeministri është kokë e këkë në paligjshmëri.

Ja deklarata zyrtare e Partisë Demokratike:

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!