Ballina LifeBizare “Tërbohet” rrjeti në Angli: Mbretëresha Elizabeth II është një vampire! (Foto)

“Tërbohet” rrjeti në Angli: Mbretëresha Elizabeth II është një vampire! (Foto)

121
SHPËRNDAJE

Nuk është sekret se Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II duket fenomenale kur mendon moshën e saj 93-vjeçare – por fansat tani kanë ngritur një teori sa për të qeshur aq edhe konspirative rreth “rinisë” së saj në pleqëri.

Duke qenë se Elizabeta gjithmonë ia del të duket e shkëlqyeshme dhe elegante gjatë plotësimit të detyrave të saj mbretërore, të fiksuarit pas familjet mbretërore mendojnë se ajo mban të fshehtë një sekret të frikshëm, që lidhet me të qenurit një vampir.

Ashtu si të gjitha teoritë e tjera të konspiracionit edhe kjo ka disa baza ku mbështetet.

Sipas të dhënave të gjenealogjisë, Mbretëresha besohet t’i ketë rrënjët familjare nga Vlad Impaler, një sundimtar i Transilvanisë që i vuri kryqëzoi armiqtë e tij në hunj druri dhe u bë frymëzim për Drakulan e Bram Stoker.

Duke hulumtuar librin e Iain Moncreiffe në vitin 1982, kupton se Madhëria e saj e ka prejardhjen nga Vladi prej gjyshes së saj Queen Mary, bashkëshortja e Xhorxh V, të birit të Vladit të IV, gjysmë-vëllai i sundimtarit famëkeq.

Lidhja me vrasësin famëkeq – i cili thuhet se ka krijuar një kodër me aq shumë burra të cilëve u ka pirë gjakun saqë dukej si një pyll – u zbulua për herë të parë në udhëtimin e parë të Princit Charles në Rumani në 1998.

Princi Çarls foli për lidhjen në një video promovuese për Zyrën Turistike Kombëtare të Rumanisë, duke thënë me shaka: “Transilvania është në gjakun tim”.

Besohet se Mbretëresha Mary, bashkëshortja e George V, stërgjyshi i Charles, ishte e lidhur me vrasësin e shekullit të 15-të dhe Princi i Uellsit dukej i kënaqur nga ideja.

“Gjenealogjia tregon se unë jam pasardhës i Vlad Impaler, kështu që unë kam një pjesë të vogël të rrënjëve në këtë vend”, tha ai me shaka në një dokumentar mbi Malet Karpate.

Tani fansat mbretëror kanë dalë me teorinë se hijeshia që karakterizon Mbretëreshën edhe në plakje lidhet pa më të voglin dyshim me rrënjët e saj prej vampireje.

“Kjo është arsyeja pse Mbretëresha Elizabetë duket aq e mirë, ajo është një vampire”, komentoi dikush në rrjetet sociale dhe më pas shpërtheu një valë reagimesh.

Një tjetër tha: “Mendoni pak, si një 93-vjeçare duket kaq në formë dhe logjikon kaq mirë e gëzon shëndet të plotë? Ajo patjetër që është një vampire!”.

-----