Ballina Lajme nacionale Tentoi t’i bllokojë rrugën Ramës, arrestohet Dashamir Aliko

Tentoi t’i bllokojë rrugën Ramës, arrestohet Dashamir Aliko

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas incidenteve në Gjirokastër policia ka vënë në pranga Dasho Alikon. Kryetari i PD Gjirokastër tentoi t’i bllokojë rrugën kryeministrit Edi Rama.

Aliko bashkë me Tritan Shehun dhe një grup protestuesish tentuan të bllokojnë kalimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas incidentit, Rama ironizoi duke thënë se PD është bërë si enveristët qorra të 1991.

“Vetëm PS do ta shpëtonte, po e shpëton dhe do ta shpëtojë Gjirokastrën, Keqardhje për kundërshtarët tanë që nuk kanë program nuk kanë kandidatët, vetëm Dashos së Lazaratit me një 20 veta që janë aty te rruga. Janë bërë si enveristët qorra e shurdh që mblidheshin në 91, kokëbosh dhe që nuk kuptonin që ishte përmbysur. Besoj që ka njerëz që e kujtojnë atë kohë kur u krijua PD e PS. Ndërsa disa humbameno përpiqeshin ta frenonin ndryshimin. Aq do të fitojnë edhe këta. Njësoj. Aq do të mbahen mend edhe këta.

Gazeta SHQIP

---- ----
-----