Ballina Lajme nacionale Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari

Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari

Policia ka arrestuar një 30 vjeçari pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë se bashku me tre persona të tjerë banesën e Arben Çepeles në Roskovec.

Policia ka arrestuar Adolf Gjacin, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

‘Vijon puna hetimore e strukturave të Drejtorisë Vendore te Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, për zbardhjen e vjedhjes me armë të mbetur në tentativë, mbrëmjen e datës 10.02.2021, në Roskovec.

Si rezultat i punës intensive profesionale operative dhe hetimeve të pandërprera është dokumentuar me prova shkencore autorësia e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2021, në Roskovec, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje është kapur dhe vënë në pranga, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi:

A. Gj., 30 vjeç, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.’- njofton policia.

Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari
Klodian Bereti

---- ----
----
----- ----
-----