Ballina Lajme Bota/Rajoni Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, gruan e gjen belaja...

Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, gruan e gjen belaja (FOTO)

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grua në Britaninë e Madhe është dënuar me dy vjet burg, pasi tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Chloe Haines 26 vjeçe.

Raportohet se ajo ishte në një fluturim nga Aeroporti London Stanstad drejt qytetit Dalaman në Turqi, ndërsa e gjithë ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 2019.

Chloe Haines ka tentuar të hapë derën e aeroplanit, ndërsa anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët e tjerë u detyruan ta ndalonin atë.

“Sjellja e zonjës Haines ishte një nga rastet më të rënda që kemi përjetuar dhe e kemi ndëshkuar të udhëtojë përgjithmonë me ne”, ka thënë Steve Heapy Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë ajrore.

Si pasojë e këtij incidenti, dy avionë luftarak të Forcave Ajrore Mbretërore u detyruan të monitorojnë udhëtimin e kthimit nga kjo linjë. Raportohet se Kompania e Haines u gjobit me 85000 euro, lidhur me këtë rast.

---- ----
----
-----
-----