Ballina Lajme Bota/Rajoni Tensionohet situata në SHBA, vritet edhe protestuesi 19-vjeçar (FOTO)

Tensionohet situata në SHBA, vritet edhe protestuesi 19-vjeçar (FOTO)

58
SHPËRNDAJE

Një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, Michigan gjatë protestave, kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjecari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Kujtojmë disa ditësh në shteteë në ndryshme në SHBA qindra njerëz protestojnë rrugëve për vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

Për këtë vrasje, Policia ka arrestuar ofiverin Derek Chauvin. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se ai është akuzuar për vrasje megjithëse ende nuk dihet se cili është dënimi që do të marrë.

-----