Ballina Lajme Bota/Rajoni Tensionet Greqi-Turqi, BE: Për problemin e Qipros mund të gjendet zgjidhje edhe...

Tensionet Greqi-Turqi, BE: Për problemin e Qipros mund të gjendet zgjidhje edhe pse nuk është e lehtë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell pas takimeve me liderët turq dhe grek në Qipro tha se për problemin e Qipros mund të gjendet zgjidhje edhe pse nuk është e lehtë dhe se BE-ja mbështet rifillimin e negociatave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell bëri një deklaratë me shkrim pas takimeve të ndara që zhvilloi në Nikosia me liderin qipriot grek, Nikos Anastasiadis dhe me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) Ersin Tatar.

“Nga takimi me liderët qipriotë u largova me besimin se ka një rrugë të vështirë për të ecur por që mund të gjendet zgjidhje”, tha Borrell duke informuar se liderëve u shprehu mbështetje që të kapet mundësia për bisedimet jozyrtare që do të mbahen në formatin 5+1 në fund të prillit në Gjenevë dhe që në takim të vijnë të gatshëm për dakordim.

“BE-ja mbështet rifillimin e procesit të zgjidhjes për Qipron sa më shpejt të jetë e mundur nën kujdesin e OKB-së”, theksoi Borrell.

Ai tha se procesi nuk do të fillojë që nga fillimi dhe se ka një kornizë të gatshme të formuar nga OKB-ja. “Nuk do të jetë një proces i lehtë, por të gjithë qipriotët mund ta bëjnë këtë për interesat e stabilitetit të Evropës dhe atë rajonal”, potencoi Borrell.

Në takimin e formatit jozyrtar 5+1 që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka planifikuar të organizojë më 27-29 prill në Gjenevë të Zvicrës lidhur me çështjen e Qipros, do të diskutohet nëse palët do të gjejnë apo jo një bazë të përbashkët negocimi.

BE-ja dëshiron që të jetë e pranishme si vëzhguese në takimin ku krahas palëve qipriote do të marrin pjesë edhe vendet garantuese Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe.

Presidenti i Qipros turke, Tatar dje pas takimit me Borrell deklaroi: “Kemi thënë se nuk do të jetë e drejtë, nuk mund ta miratojmë që BE-ja të marrë pjesë me statusin e vëzhguesit në bisedimet 5+1 që do të zhvillohen në Gjenevë. Sepse nuk mund të pritet që ata të jenë të paanshëm”.

---- ----
----
-----
-----