Ballina Sport Tension pas ndeshjes, Donnarumma acarohet me stolin e Napolit: Jeni një bandë

Tension pas ndeshjes, Donnarumma acarohet me stolin e Napolit: Jeni një bandë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Humbja ndaj Napolit është përjetuar shumë keq te Milani. Goli i Politanos i dha fitoren ekipit të Gattusos, që është afruar me zonën Champions League, objektiv që e rrezikojnë kuqezinjtë e Piolit.

Minutat e fundit të ndeshjes sollën ndëshkimin me karton të kuq të Ante Rebic, ndërsa pati polemika në lidhje me një penallti të pretenduar nga Milani dhe një faull të Theo Hernandez kundër Osimhen.

Më i acaruari në fund të ndeshjes ishte Gigio Donnarumma. Kapiteni e kishte me menaxherin e klubit të Napolit, teksa iu drejtua pankinës mike me fjalët: ju jeni një bandë.

Lorenzo Insigne nxitoi për të qetësuar shokun e kombëtares dhe e shoqëroi deri në daljen jashtë fushës, por as që bëhej fjalë që Donnarumma të qetësohej. /abcnews.al

The post Tension pas ndeshjes, Donnarumma acarohet me stolin e Napolit: Jeni një bandë appeared first on Abc News.

---- ----
-----