Ballina Lajme nacionale Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen në prani të...

Tenisti i famshëm lobon kundër Kosovës, Daçiç e shpërblen në prani të ambasadorit të SHBA

52
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka shpërblyer me mirënjohje tenistin me famë botërore, Novak Djokovic, pasi ky i fundit ka ndërmarrë nismën për të lobuar për heqjen të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, Serbia duhet të përdorë sa më shumë emrat e njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokovic.

“Novak pyetën gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botëror më pyesin për të, dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf. Këtë vit, unë kam nderit e madh që këtë mirënjohje t’ia jap legjendës së gjallë, Novak Djokovic, që është dëshmi se atletët janë ndoshta ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë”, tha Daçiç gjatë ceremonisë.

Në këtë ceremoni ndërkohë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, i cili ka publikuar një fotografi të Daçiq dhe Djokovic.