Ballina Arti Tempulli i dijes në Malsin e Bujanocit në harresën e viteve (Foto)

Tempulli i dijes në Malsin e Bujanocit në harresën e viteve (Foto)

227
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trashëgimia kulturore e materiale e një vendi është dëshmia më e mirë e të kaluarës së tij historike. Në Malësinë tonë në Zarbicë, çdo ditë e më tepër po humbin gjurmët e fundit të kaluarës sonë kulturoro-historike. Një gjë e tillë po i ndodh edhe ish Mejtepit e më vonë Shkollës së parë shqipe, të cilës dita ditës po i shemben edhe muret e fundit. Në bazë të dëshmive të shkruara një lloj shkolle-mejtepi ka ekzistuar diku gjatë viteve 1900 apo 1901 në vendin tonë me mësues të parë hoxhën inovator Hasan Masurica, e që natyrshëm na bënë të mendojmë që pikërisht në këtë ndërtesë duhet të jetë zhvilluar mësimi. Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 në Zarbicë është hapur Shkolla e parë shqipe tetëvjeçare me emrin e heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” me mësues të parë pishtarin e arsimit shqip, Tahir Berisha.


Siç shihet kjo ndërtesë nuk është vetëm një objekt, mirëpo brenda vetës ngërthen historinë, kulturën, arkitekturën, arsimin, trashëgimin e mirëfilltë materiale e çka tjetër. Andaj sa nuk janë mbuluar nga pluhuri i harresës muret e fundit të këtij tempulli të dijës, duhet gjithësecili nga ne të marrë një nismë për rindërtimin e saj, deri sa nuk është bërë tepër vonë. Pikë së pari barra bie mbi Komunën e Bujanocit, e më pas edhe të çdo banori dashamirës të asaj ane. Për nder të kujtimit të baballarëve tanë, të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e asaj shkolle për të mësuar Abc-në e gjuhës shqipe nuk duhet lënë pa e rindërtuar edhe njëherë atë shkollë.
Fundja, kjo ish ndërtesë shkollore bart mbi vete një pjesë të rëndësishme identitare jo vetëm për Zarbicën, por, edhe për mbarë Malësinë e Bujanocit.

---- ----
----
-----
-----