Ballina Lajme nacionale Temperaturat e larta, rritet numri i pacientëve

Temperaturat e larta, rritet numri i pacientëve

19
SHPËRNDAJE

Moti po karakterizohet me temperatura të larta ditëve të fundit.

Si pasojë e temperaturave të larta, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur.

Vetëm brenda ditës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nga rreth 250 pacientë që vijnë për trajtim në këtë qendër, një pjesë e tyre trajtohen nga simptomat e shkaktuara prej temperaturave të larta.

Specialistja e Mjekësisë Familjare, Florie Hyseni – Morina tregon për ushqimin dhe pijet të cilat duhet t’i konsumojnë qytetarët, në mënyrë që ta përballojnë shumë më lehtë të nxehtin e madh.

Mjekët bëjnë thirrje që personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna të mos dalin në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri pas orës 16:00.

Një valë e të nxehtit ka përfshirë Evropën javën e kaluar, ku temperatura rekorde u shënua në Paris, me 45 gradë celsius.