Ballina Teknologji Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Facebook nuk do të lejojë instalimin e aplikacioneve në smartfonët e Huawei raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Ky është shembulli më i fundit i kompanive perëndimore të teknologjisë që kanë filluar të shkëpusin marrëdhëniet me gjigandi Kinez të telekomunikacionit pasi administrata Trump e vuri në listën e zezë të tregtisë.

Pronarët e telefonëve Huawei ende mund të shkarkojnë dhe përdorin aplikacionet WhatsApp, Instagram dhe Facebook dhe do të marrin përditësime të vazhdueshme përmes Play Store.

----

Megjithatë Huawei nuk mund ti përfshijë më aplikacionet tek telefonët e rinj kur dalin në shitje nëpër dyqane.

Telefonët e shitur Huawei dhe ato që janë nëpër dyqane do të kenë aplikacionet e Facebook po ashtu edhe shërbimet e Google. Por Facebook do të mohojë instalimin e aplikacioneve në telefonët të cilët ende nuk kanë dalë nga fabrika.

Megjithatë lajmi nuk është aq problematik sa vendimet e Google dhe ARM të cilët i kufizuan kompanisë Androidin dhe mundësinë për të zhvilluar çipet e saj. Është një goditje e rëndë për planet e Huawei për të ndërtuar një dyqan aplikacionesh përtej Google Play Store. /PCWorld Albanian

The post Telefonët e rinj Huawei do të shiten pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp appeared first on PCWorld Albanian.

----- ----