Ballina Lajme nacionale Telefonata që alarmoi policinë, sulmohet me armë një banesë në Korçë

Telefonata që alarmoi policinë, sulmohet me armë një banesë në Korçë

10
SHPËRNDAJE

Një tentative vrasjeje ka ndodhur në Korçë, ku një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi qëlloi me armë gjahu, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të banesës së një shtetasi.

“Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Gazeta SHQIP

-----