Ballina Sport Telashe për Rejën, konfirmohet mungesa e 6 futbollistëve, në dyshim edhe Strakosha

Telashe për Rejën, konfirmohet mungesa e 6 futbollistëve, në dyshim edhe Strakosha

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri Edi Reja publikoi një listë me 29 futbollistë, të cilët kishte vlerësuar t’i kishte në dispozicion për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë, por pandemia ka prishur planet e italianit.

Kjo pasi deri tani janë konfirmuar mungesat e 6 futbollistëve, konkretisht Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Florian Kamberi dhe Giacomo Vrioni, të cilët nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Pikërisht për të zëvendësuar Etrit Berishën, trajneri thirri menjëherë portierin dhe kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha, si dhe titullarin e Shpresave, Gentian Selmani, pasi konfirmohet se edhe ardhja e Thomas Strakoshës është në mëdyshje, për shkak të dyshimeve për një dëmtim.

Nëse edhe gardiani i bardhekaltërve nuk do të vijë, atëherë Reja do të mbetet me Alban Hoxhën, Gentian Selmanin dhe 18-vjeçarin Marco Molla, i cili ishte edhe risia e listës për këto dy ndeshje.

Ndërkohë sa u përket mungesave të tjera, deri tani trajneri Reja nuk ka dhënë sinjale se do t’i zëvendësojë me futbollistë të tjerë, por nuk përjashtohet përfshirja në listë e ndonjërit nga mungesat e bujshme si Cikalleshi e Balaj.

Kujtojmë që kuqezinjtë kishin planifikuar një miqësore për më datën 7 tetor në Yerevan ndaj Armenisë, por konflikti i armatosur mes këtyre të fundit dhe Azerbajxhanit, bëri që sfida të anulohej dhe tani kuqezinjtë do të luajnë vetëm dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

---- ----
----
----- ----
-----