Ballina Lajme Bota/Rajoni Tedros: Është travesti që disa vende ende nuk kanë vaksina për grupet...

Tedros: Është travesti që disa vende ende nuk kanë vaksina për grupet më të ndjeshme

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nju-Jork, 7 prill – Rritja e prodhimit dhe shpërndarja e drejtë e vaksinave mbeten pengesat kryesore për ndalimin e fazës akute të pandemisë së koronavirusit, theksoi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus.

Ai e quajti “travesti” atë që disa vende ende nuk kanë vaksina kundër Kovid-19 për të filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe grupeve më të prekshme.

Presidenti i Namibisë, Hagej Geingob, një nga disa liderët botërorë të ftuar për të mbajtur fjalim në konferencën e OBSH-së për Ditën botërore të shëndetit, foli për “aparteidin e vaksinave”, sipas të cilit disa vende duhet të presin për vaksinat.

Ai tha se Namibia kishte marrë vaksina nga miqtë e tij në Indi dhe Kinë, por se ende është duke pritur për vaksinat e tjera pavarësisht se kishte paguar depozitë për to.

Lideri i OBSH-së siguroi që Namibia do t’i marrë vaksinat për rreth dy javë përmes mekanizmit global të shpërndarjes së vaksinave Kovaks. 

The post Tedros: Është travesti që disa vende ende nuk kanë vaksina për grupet më të ndjeshme appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----