Ballina Showbiz Të tre të qeshur në shtrat, Loredana poston imazhet familjare me Mozzik...

Të tre të qeshur në shtrat, Loredana poston imazhet familjare me Mozzik dhe Hanën (FOTO)

256
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Reperja e njohur, Loredana Zefi, i ka bërë paksa lëmsh fansat e saj me një veprim që ka bërë së fundmi.

Edhe pse thuhet se ajo dhe ish-partneri i saj, Mozzik, nuk kanë një marrëdhënie të mirë, fotot e publikuara në rrjetet sociale vërtetojnë të kundërtën.

Loredana ka publikuar në profilin e vogëlushes së saj në “Instagram”, fotografi mjaft të bukura familjare. Në disa foto shihet Mozzik së bashku me vajzën e tij dhe mes tyre në sy bie ajo ku shfaqet edhe Loredana.

Këto poza janë realizuar në kohën kur ata ishin ende bashkë dhe sigurisht që kalonin shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Me foton ku shfaqen të tre në shtrat, Loredana tregon se me Mozzik dëshiron vetëm paqe, pasi siç e tha edhe te kënga e fundit, ai është babai i vajzës së saj.

---- ----
----
-----
-----