
Prej disa javësh ai është vetizoluar së bashku me familjen në shtëpinë e tij në Funchal, Portugali, për shkak të përhapjes së pandemisë vdekjeprurëse koronavirus.
Bëhet fjalë për futbollistin e njohur, Critiano Ronaldo, i cili përmes postimeve në “Instagram” ka zbuluar se po i shijon këto ditë pranë partneres dhe 4 fëmijëve.
Këtë të shtunë ylli i Juventusit ka postuar një fotografi ku shfaqet së bashku me bukuroshen Georgina Rodriguez dhe fëmijët.
35-vjeçari shfaqet i qeshur pranë Georginës, dy binjakëve Eva dhe Mateo, si dhe vajzën e tij me Rodriguez, Alana Martina.
Familja sapo është zgjuar nga gjumi, pasi janë ende të shtrirë në shtrat dhe Ronaldo shkruan: “Mënyra më e bukur për të nisur ditën”.