Ballina Lajme nacionale Të shtënat me armë mbrëmë në Gjilan, mësohet se kush ishin personat...

Të shtënat me armë mbrëmë në Gjilan, mësohet se kush ishin personat e përfshirë

265
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një incident ndodhi mbrëmë në Gjilan.

Këto të shtëna me ndodhën pikërisht para një palestre në këtë lagje.

----

Por burime të Insajderi mësojnë se është pikërisht i ashtuquajturi Lila natën e 18 nëntori ka shtënë me armë zjarri pranë fitnesit ‘Parajsa’.

Lila dyshohet të ketë shtënë në drejtim të Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, dy vëllezër të cilët ndryshe njihen si mbrojtja e afërt e reperit Fero.

Këta dy të fundit janë edhe sigurim në disa kafiteri në Gjilan.

Sipas të njëjtave burime thuhet se ky rast nuk është kriminal, por ka ndodhur për motive të ulëta dhe shumë banale.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për Gazetën Insajderi se lidhur me këtë rast janë prangosur gjashtë persona dhe janë konfiskuar tri revole.

“Janë prangosur gjashtë persona, të cilët janë në ndalim dhe i kemi konfiskuar tri pistoleta dhe rasti ka mbetur vetëm të procedohet në prokurori dhe pastaj tek ne që të përfundohet”, ka thënë Azizi për Insajderin.

Por kush është Lila?

Lila i cili po dyshohet se ka shtënë mbi dy të lartpërmendurit është nipi i Feriz Qerimit i njohur me nofkën “Feriz Llovca”, i dënuar së paku me pesë vite heqje lirie për rrëmbim të dëshmitarëve, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal, derisa është privuar nga jeta në vitin 2009.

Feriz Qerimi (Llovca) i përket grupit të Shefqet Musliut, një ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Derisa prokuroria në vitin 2003 kishte ngritur aktakuzë kundër Shefqet Musliut, Besim Tahirit, Jeton Arifit dhe Feriz Qerimit-Llovcës, për veprat penale rrëmbim i dëshmitarëve, tentim detyrimi, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal.

Por “Llovca” ishte privuar nga jeta më 3 dhjetor, dhjetë vite më parë te Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan në rrethana ende të panjohura.

Ndonëse “Llovca” ishte dënuar për raste të tjera, për të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, ai ishte hero, me ç’rast Haziri kishte organizuar komemoracion për të.

----- ----