Ballina Lajme Bota/Rajoni Të shtëna në qendër tregtare, 20 persona mbetin pa shenja jete në...

Të shtëna në qendër tregtare, 20 persona mbetin pa shenja jete në Teksas

26
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë.

Si pasojë e të shtënave me ar më zjarri në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit, 20 persona kanë humbur jetën si dhe 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Guvernatori Greg Abbott ka thënë para gazetarëve se kjo tragjedi ishte një nga më të rëndat në historinë e Teksasit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

I dyshuar për këtë su lm është një 21 vjeçar i cili është pranogusur pasi që i është dorëzuar policisë në vendin e ngjarjes.

Për këtë akt të rëndë ka reaguar edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, duke e quajtur një veprim frikacakësh.

“Të shtënat në El Paso nuk ishin vetëm tragjike, por ishte edhe një veprim frikacakësh. Nuk ka asnjë arsye apo justifikim që mund ta justifikojë vr asjen e njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Trump në Twitter.

-----