Ballina Lajme nacionale Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy të plagosur. Pistat ku...

Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy të plagosur. Pistat ku po heton policia

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy të plagosur. Pistat ku po heton policia

Një alarm u dha disa orë më parë në zonën e Ippokratio, në Selanikun lindor, pas disa të shtënave me armë zjarri, nga persona ende të pa identifikuar.

Dëshmitarët okularë i thanë Thesstoday.gr se, në kryqëzimin e Rrugës Karamanli dhe 28 Tetori, persona të panjohur qëlluan dy persona drejtpërdrejt dhe më pas u larguan.

Raportet e hershme tregojnë se ka dy të plagosur në vendngjarje, njëri prej të cilëve u plagos në këmbë.

I pari u largua me automjetin që kishte ardhur dhe i dyti u largua në këmbë. Ndër të tjera, katër predha të gjetura të hedhura nga autorët e krimit, u gjetën në vendin e ngjarjes .

Sipas informacioneve më të reja, nuk përjashtohet për një episod të fansave. Për mrekulli, nuk pati viktima, pasi brenda dyqanit, në atë kohë kishte punonjës dhe klientë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Të shtëna me armë zjarri në Selanik, dy të plagosur. Pistat ku po heton policia
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----