Ballina Showbiz “Të rrish me Encën dhe të puthësh Arjolën…”, Ermali zbulon a ishte...

“Të rrish me Encën dhe të puthësh Arjolën…”, Ermali zbulon a ishte Ami xheloze për aktoret (FOTO)

365
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ermal Mamaqi ka folur së fundmi në lidhje me xhelozinë e bashkëshortes, Amarda Toska, për skenat romantike në filmin “I love Tropoja”. Në film ai puthet me aktoren Arjola Demiri dhe ka afrimitet me këngëtaren, Enca.

I ftuar në emisionin “Rudina” Ermali u shpreh se pa xhelozi nuk ka ndjenja, ndërsa theksoi me humor se Enca ishte një arsye e madhe për t’u xhelozuar nga partnerja e tij.

“Le të themi që Ami donte ta dinte si ishte skenari dhe e ka mirëkuptuar. Unë mundohem që deri në ato limitet që të lejon krijimtaria mos ta shtyj më tej pjesën që ta bëj atë të ndihet keq, pavarësisht se të bësh art është një gjë dhe të bësh familje është një gjë. Por mund t’i kombinosh të dyja, nëse gjen një të mesme. Tashi, të rrish me Encën e mos të jesh xheloze ose me Arjolën që u puthëm. Megjithëse puthja jonë ishte: Unë, sallata dhe Arjola”, u shpreh ai.

Aktori i njohur shtoi se skenat e xhelozisë i ka kaluar tashmë pasi ky nuk ishte filmi i tij i parë i kësaj natyre.

“Guximet ose gjëra të tilla i kemi kaluar me filmin ‘Femrat’ kështu që nuk shtrohet kjo pyetje në vitin 2020 se Arjola është aktore profesioniste dhe filmi duhet përshtatur sipas historisë”, shtoi ai.

---- ----
----
-----
-----