
Duket se asgjë nuk po arrin t’i ndalë festat e çmendura të britanikëve. Mediat kanë publikuar pamjet e të rinjve që festuan mbrëmë në lokalet e natës, pavarësisht masave të marra nga qeveria.
Nga pamjet duket qartë se ata nuk respektojnë asnjë nga udhëzimet, qoftë distanicmit shoqëror apo mbajtjen e maskave.
Kjo ka ngjallur reagime të ashpra në Britani, pasi qyetarët deklarojnë se një grup po rrezikon jetën e të gjithëve.
“Disa lokale nate në Londër janë të mbushura. Idiotizëm dhe papërgjegjshmëri e rrezikshme”, shkruan një person në rrjetet sociale.