
Fshati Osllar i komunës së Bujanocit njihet për aktivitetin e tyre për gjelbrimin e fshatit.
Vitin e kaluar (2019) u mblodhën me dhjetra fidane e pisha të reja të cilat pos hjeshis që i sjellin vendit, efekt pozitiv sjellin edhe në përmisimin e cilësis së ajrit.
Tani kur ka filluar sezona për mbjelljen e tyre, u mbollën mbi 30 pisha me financim të një djaloshi të ri të fshatit.
Përderisa në çdo qytet të madh e kryeqytetet po e luftojnë ndotjen e ajrit me anë të gjelbrimit të qyteteve me fidane të ndryshme, në vendin tonë institucionet lokale punojnë shum pak sa i përket këtij aspekti, e disa fshatrat me mundësit e veta po e gjelbrojnë , zbukurojnë e luftojnë ajrin e ndotur si fshati në fjalë Osllara.