Ballina Sport “Të rifillojë futbolli në Shqipëri….”, trajneri i Kombëtares zbulon kërkesën për Edi...

“Të rifillojë futbolli në Shqipëri….”, trajneri i Kombëtares zbulon kërkesën për Edi Ramën

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Duhet të rifillojë futbolli në Shqipëri, duke patur parasysh situatën ku ndodhet vendi. I këtij mendimi është trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Edy Reja. Duke folur në një intervistë për emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Reja shprehet se me kujdesin dhe kushtet e përshtatshme futbolli mund të rinisë edhe në Shqipëri.

Unë shpresoj që po sepse përveç të tjerave duke konsideruar numrin e të prekurve që keni ju, bëhet fjalë për një pjesë krejtësisht minimale të popullsisë në raport me Italinë. Nëse kanë filluar në Itali mendoj se duhet të rifillojnë edhe në Shqipëri sepse në Shqipëri më duket se janë rreth 800 raste të shpërndara në 2 milionë e gjysmë – 3 milionë njerëz. Është një shifër aq e vogël saqë sipas meje mund të rifillohet, gjithmonë duke bërë kujdes, sepse çështja e shëndetit është shumë e rëndësishme, nuk mund të bësh shaka me virusin. Nëse bëhet kujdes, nëse mbahet maska për të punuar, ndoshta edhe duke mbajtur distancën e përshtatshme, unë mendoj se mund të fillohet”-tha tekniku italian.

----

Më mungon Shqipëria, do ti them Ramës të lejojë fluturimet nga Venecia

Ndërkaq trajneri u shpreh se i mungon shumë Shqipëria dhe se do të vijë sapo të rinisin fluturimet. Madje tekniku italian tha se do të flas me kryeministrin Rama që të lejojë fluturimet nga Venecia.

“Do të vij të nesërmen e hapjes së fluturimeve, por kjo varet pak edhe nga Shqipëria sepse do më duhet të flas edhe me kryeministrin Edi Rama që ti them të lejojë të paktën fluturimet nga Venecia. Unë shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe sepse kemi filluar një tip pune me të gjithë stafin tim dhe do na duhet të afrohemi pak më shumë edhe me federatën në mënyrë që të vendosim punën në të ardhmen. Më vjen shumë keq, jemi të gjithë gati, me shumë entuziazëm për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur por për fat të keq kjo epidemi na ka penguar ta bëjmë këtë punë. Kemi humbur dy muaj por do të përpiqemi t’i rikuperojmë shpejt”

Gjatë intervistës për programin “Hipokrati”,  Reja shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët e kombëtares të cilëve u ka rekomanduar të qëndrojnë në kushte sa më të mira fizike edhe pse shumica janë të mbyllur në një apartament.

----- ----