Ballina Lajme Bota/Rajoni Të paktën 20 të vdekur nga aksidentimi i një autobusi në Peru

Të paktën 20 të vdekur nga aksidentimi i një autobusi në Peru

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Limë, 13 prill –   Të paktën 20 persona e humbën jetën nga aksidentimi i një autobusi në Peru, kumtuan dje autoritetet lokale, transmeton DPA.

Autobusi lëvizte nga qyteti Huançajlo drejt kryeqytetit Lima kur ra në greminë në Parobamba.

Tetëmbëdhjetë persona e humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa dy udhëtarë të lënduar rëndë kanë vdekur rrugës për në spital, transmeton agjencia gjermane.

Në aksident janë lënduar edhe 14 persona, kumtuan autoritetet lokale

Në Peru shpesh vjen drejt aksidenteve, ku kushtet e vozitjes dhe cilësia e infrastrukturës rrugore janë të këqija.

The post Të paktën 20 të vdekur nga aksidentimi i një autobusi në Peru appeared first on KOHA.

---- ----
-----