Ballina Lajme Bota/Rajoni Të moshuarit apo mjekët, kë do të vaksinojë të parët Europa?

Të moshuarit apo mjekët, kë do të vaksinojë të parët Europa?

52
SHPËRNDAJE

Pjesa më e madhe e vendeve europiane shpresojnë që vaksinat e para efektive kundër Covid-19 të mund të fillojnë të shpërndahen në fund të këtij viti ose në fillim të 2021.

Ata kanë bërë tanimë gati planet se kush do të vaksinohet i pari. Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar udhëzimet e përgjithshme për përparësinë e vaksinimit, vende të ndryshme kanë vendosur kriteret e tyre.

Në Europë vendet janë në nivele të ndryshme të planifikimit, me disa që tashmë po ofrojnë udhëzime të hollësishme se kukt dhe si mund t’u dorëzohet raundi i parë i vaksinave, ndërsa të tjerët premtojnë më shumë detaje në javët në vijim.

Gjermania

Duke pranuar që nuk ka gjasa të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë në fillim të vitit, ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, ka sugjeruar se do të duhen muaj për të vaksinuar popullsinë e vendit. Ai synon që të vaksinohet sa më parë 55-65% e popullsisë për të arritur imunitetin e tufës.

Akademisë kombëtare të shkencave dhe Institutit Robert Koch u është kërkuar të hartojnë udhëzime për vaksinimin e 30 -40% e grupeve me rrezik më të lartë sipas moshës ose shëndetit. Kjo përfshin 23 milion gjermanë mbi 60 vjeç.

Gjermania ka thënë se synon të zvogëlojë presionin mbi shtretërit e kujdesit intensiv duke u dhënë përparësi njerëzve me një rrezik më të lartë. Ajo do ua shpërndajë fillimisht vaksinën grupeve më të rrezikuara dhe më pas mjekëve të përgjithshëm.

Më pas ata që do të vaksinohen do të jenë ata që punojnë në shërbimet kryesore publike, duke përfshirë personelin e kujdesit shëndetësor në shtëpinë e kujdesit dhe shërbimet e urgjencës.

“Përparësi janë sigurisht infermierë, mjekë dhe gjithashtu njerëz që i përkasin një grupi rreziku. Sidoqoftë, ky është tashmë një numër mjaft i madh i njerëzvenë vendin tonë, ”tha kohët e fundit kancelarja, Angela Merkel.

Franca

Ashtu si Gjermania, Franca mbështetet në një grup të komiteteve këshilluese të cilët kanë lëshuar draft udhëzime për përparësinë e vaksinimit, edhe pse Franca është niveli më besimin më të ulët tek vaksinat në Europë.

Franca vlerëson se 6.8 milion qytetarë të saj janë veçanërisht në rrezik të lartë, përfshirë 1.8 milion mjekë. Përveç kësaj, rreth 23 milion njerëz mund të konsiderohen të prekshëm për shkak të moshës ose sëmundjeve kronike.

Megjithëse OBSH ka këshilluar që të merren parasysh profesione me rrezik më të lartë në strategjinë e vaksinimit, Franca ka qenë një nga vendet që ka përjashtuar punënjësit e kujdesit shëndetësor, shërbimeve të urgjencës dhe shtëpive të kujdesit nga përparësia e vaksinimit.

Duke qënë se shoferët e taksive që u përballën me një përqindje më të lartë të vdekshmërisë sesa punonjësit e kujdesit shëndetësor në valën e parë të pandemisë në Francë, ata kanë përparësi për vaksinimin.

Pesë milion profesionistë të tjerë do të përfshihen gjithashtu për shkak të kontaktit të tyre me publikun e gjerë duke përfshirë punëtorët e supermarketeve, stafin e shkollës, plus njerëzit që punojnë në fabrika dhe në ndërtim.

Grupet e ardhshme prioritare për Francën do të ishin ata që jetojnë në territore ku nuk ka shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv dhe punëtorë në mjedise të tilla si burgje ose në ushtri dhe shërbimet e urgjencës.

Spanja

Spanja shpreson të marrë rreth 20 milion doza fillestare të vaksinës nën një marrëveshje të arritur nga BE, me ngarkesën e parë që pritet nga fundi i këtij viti, duke vaksinuar 10 milion njerëzve me nga dy doza.

Edhe pse detajet e hollësishme pritet të dalin në javët e ardhshme, ministri i shëndetësisë i vendit, Salvador Illa, ka sugjeruar që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit duhet të kenë përparësi, pasi edhe pse për sa i përket numrit, të dy grupet, përbëjne rreth 10 milion qytetarë.

Kuptohet që ashtu si në vendet e tjera, vaksinimet do të ndodhin kryesisht në mjediset lokale të kujdesit shëndetësor për të shmangur që individët e prekshëm të shkojnë në spitale.

Italia

Walter Ricciardi, një këshilltar i ministrit të shëndetit të Italisë, i tha gazetës La Repubblica se përparësia e vendit të tij për vaksinimin do të ishin punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe pacientët probleme shendetësoe, të ndjekur nga ushtria dhe forcat e policisë.

-----