Ballina Lajme nacionale Të mërkurën nis Gjykimi i“Pronto-s”

Të mërkurën nis Gjykimi i“Pronto-s”

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata e Apelit, 11 të akuzuarit do të paraqitën të mërkurën në gjykatë.

Pas rreth tre muajsh prej kur është mbajtur seanca fillestare kundër ish-ministrit, Besim Beqaj, ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, Nijazi Kryeziut që është ish-këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit e kundër tetë të akuzuarve të tjerë, do të nisë shqyrtimin gjyqësor javën e ardhshme.

----

Pas seancës fillestare në shkurt të këtij viti të akuzuarit patën kontestuar përmbajtën e aktakuzës në të dy shkallët e gjykatës, raporton Koha Ditore.

Fillimisht Gjykata Themelore ka nxjerrë vendim që e ka konfirmuar aktakuzën.

Pasi këtë vendim e kanë apeluar të akuzuarit në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar konfirmimin e kësaj aktakuze.

Disa ditë me parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka ftuar palët e akuzuara nga Prokuroria Speciale për seancën e cila do të mbahet të mërkurën.

----- ----