

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas e mbuluan njëri-tjetrin me pluhur të ndritshëm gjatë festivalit të ngjyrave, Holi.
Edhe pse Holi feton fillimin e pranverës dhe i bie që të jetë javën tjetër, aktorja dhe këngëtari i famshëm vendosën që ta festonin pak më herët.
37-vjeçarja e cila u bë e famshme fillimisht në “Bollywood” dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festoi në qytetin e lindjes, në Bombay.
Ndërkohë në profilin e tij në “Instagram”, 27-vjeçari shkruan: “Holi im i parë! (pesë ditë më herër). Kaq shumë argëtim duke festuar me njerëz kaq të pabesueshëm këtu në shtëpinë time të dytë në Indi”.
Festa e Holi përfshin lutjet e zjarrit si dhe festat e vallëzimit, ku të ftuarit hedhin me butësi pluhur shumëngjyrësh te njëri-tjetri.