Ballina Sport “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, triumfon Italia e De Biasit

“Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, triumfon Italia e De Biasit

17
SHPËRNDAJE

Trofeun e turneut “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku” e fiton Italia.

Në ndeshjen finale, kundër Greqisë, skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi fitoi 1-0 pas një autogoli të ekipit helen, që erdhi si rrjedhojë e një krosimi të rrezikshëm të Zaccardos nga e djathta.

Por përtej emrit të fituesit të turneut duhet theksuar se ky organizim i përmbushi pritshmëritë, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme nga shitja e rreth 7200 biletave, që do të shkojë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

-----