Ballina LifeBizare Të jetosh në aeroport!

Të jetosh në aeroport!

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në janar të këtij viti, autoritetet lokale të Çikagos arrestuan një 36-vjeçar me emrin Aditya Singh pasi kishte kaluar tre muaj duke jetuar në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare. Që nga tetori, ai kishte qëndruar në anën e sigurt të aeroportit, duke u mbështetur në mirësinë e të huajve për t’i blerë ushqim, duke fjetur në terminale dhe duke përdorur banjot e aeroportit. Ky nuk është rasti i pare dhe as i fundit, njerëzit jetojnë me ditë, muaj dhe ndonjëherë dhe vite në aeroporte.

Një refugjat iranian i quajtur Nasseri humbi dokumentet që verifikonin statusin e tij të refugjatit në vitin 1998, rrugës për në Angli përmes Belgjikës dhe Francës. Qeveria franceze ndaloi hyrjen në Francë si dhe gjithashtu largimin nga aeroporti. Ndërsa çështja e tij u kthye prapa midis zyrtarëve në Angli, Francë dhe Belgjikë autoritetet franceze lejuan që të jetonte përkohësisht në Francë, por Nasseri e refuzoi ofertën.

Nasser qëndroi në Aeroportin Charles de Gaulle për gati 18 vjet dhe u largua në vitin 2006, kur shëndeti i tij u rëndua dhe kërkoi shtrimin në spital. Historia e tij thuhet se frymëzoi filmin “The Terminal”, me protagonist Tom Hanks. Ndërsa shumica e banorëve të pavullnetshëm të aeroportit dëshirojnë të largohen nga shtëpia e tyre e përkohshme, ka disa që janë përpjekur vullnetarisht ta bëjnë aeroportin vendbanimin e tyre afatgjatë.

The post Të jetosh në aeroport! appeared first on KOHA.

---- ----
-----