Ballina Lajme nacionale “Të infektuarit nga veriu i Shqipërisë mund të mjekohen në Gjakovë”/ Plas...

“Të infektuarit nga veriu i Shqipërisë mund të mjekohen në Gjakovë”/ Plas debati në Kosovë

72
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kundërshtoi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që tha se të infektuarit nga veriu i Shqipërisë mund të mjekohen në Prizren dhe Gjakovë.

Gjini e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze.

“Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, për sjelljen e të infektuarve me koronavirus nga Shqipëria në Gjakovë dhe Prizren është skandaloze. Përderisa vende shumë të zhvilluara hyjnë në karantinë, ky patrioti axhami provon me importu të infektuar”, shkroi ai.

Gjini shtoi se ministri duhet të vijë vetë në spitalin e Gjakovës që të shohë gjendjen, e pastaj të thotë këso deklarata.

“Ministri duhet të pyes së pari çfarë pajisje ka spitali i Gjakovës. Së dyti duhet të konsultohet me pushtetin lokal dhe të bëhet gati për përballimin e pasojave dhe së treti të bëhet gati të vijë edhe vet në spital në Gjakovë. Përndryshe nuk ka me guxu me e sjellë asnjë të sëmurë nga askund. Në Gjakovë ka njerëz që jetojnë. E Kosova nuk është Koreja e Veriut me vendos dikush kësisoji pa kurrfarë konsulte paraprake. Eja së pari ti vet në Gjakovë ministër e pastaj shohim.”

---- ----
----
-----
-----