Ballina Lajme nacionale Të infektuar me koronavirus edhe në Kosovë? Kurti lajmëron konferencë shtypi urgjente

Të infektuar me koronavirus edhe në Kosovë? Kurti lajmëron konferencë shtypi urgjente

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe në Kosovë mund të jenë zbuluar rastet e para të të prekurve me koronavirusin. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë lajmëruar një konferencë urgjente shtypi, ndërsa qeveria ka nisur masat për të parandaluar përhapjen e koronaviusit.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp sqaroi se në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Për këtë konferencë ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

Dyshohet se janë dy persona që mund të jenë prekur nga koronavirusi në Kosovë.

---- ----
----
-----
-----