
Për nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe, mësimi në distancë fillon nga dita e hënë duke transmetuar orët në televizionet lokale në Bujanovac dhe Preshevë.
Orët do të transmetohen në RTV Spektri, RTV Bujanoci, RTV Aldi dhe RTV Presheva, si dhe në kanalin e Këshillit kombëtar shqiptar (KKSH) në Youtube.
Për filloristët shqiptarë janë përgatitur dhe regjistruar orët e mësimit për gjuhën amëtare, matematikë dhe bota rrethë nesh.
Kryetari i KKSH-ës Ragmi Mustafa, ka thënë se materiali mësimor është xhiruar në Shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc.
Në vazhdim ju sjellim një postim të plotë të kryetarit të KKSH-së në profilin e tij në facebook:
Të hënën fillon emetimi i mësimit në TV për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës.
RTV SPEKTRI, RTV ALDI, RTV BUJANOC & RTV PRESHEVA.
Në kanalin zyrtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në YouTube.
Një punë e angazhim shumë i madh, por me qëllime fisnike.
Me përkushtim të përbashkët po ofrojmë mundësi të barabartë për nxënësit shqiptarë, ashtu siç është siguruar edhe për nxënësit e shumicës.
Falënderit, gjithë mësimdhënësit e kyçur me kurajo të pa shoq, për të lehtësuar mësimnxënjen për nxënësit e shkollave fillore.
Falënderit gjithë drejtuesit e institucioneve shkollore për bashkëpunim shumë të mirë. Në veçanti drejtorit Zejni Fejzullahu dhe Gafurr Hyseni, sigurisht edhe Shukri Ymeri e gjithë të tjerët, sikur edhe Administratës shkollore të përfshirë në këtë ndërrmarrje të përbashkët arsimore.
Falënderit komunës së Bujanocit për dezinfektimin e hapësirave të video xhirimeve në sh. m. “Sezai Surroi” dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Më poshtë keni orarin e transmetimit të mësimit pët të gjitha klasët: