

Në çdo intervistë apo postim në rrjetet sociale, Rudina Dembacaj, tregon sa e dashuruar është me ish-deputetin Mark Frroku.
Por në këtë periudhë karantine, aktorja dhe moderatorja e njohur ka postuar here pas here momente të ndryshme me Frrokun. Video teksa ai gatuante, apo si ajo e fundit që ish-deputeti po punonte token për të mbjellë lule.
Por sot, Rudina ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqen të dy bashkë teksa në gojë mbajnë nga një cigare.
“Duhani demton rende shendetin,te zverdh dhembet,vjen ere e keqe,te hap barkun! Mos e pini. ”, shkruan Rudina krahas fotos që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.