Ballina LifeBizare Të gjithë kuqezi/ Shqiptarët “ndezin” Britaninë në nëntor, ja çfarë do ndodhë...

Të gjithë kuqezi/ Shqiptarët “ndezin” Britaninë në nëntor, ja çfarë do ndodhë në Londër

31
SHPËRNDAJE
Nju Jork

Mijëra shqiptarë, të veshur me ngjyrat kuqezi ndezën “zemrën” e Nju Jorkut dy javë më parë, për të përkujtuar 75-vjetorin e masakrave në Çamëri.

Por, një lajm i mirë vjen edhe nga Britania. Shoqatat shqiptare atje kanë vendosur që një paradë të tillë ta zhvillojnë edhe në Britani.

“Forumi i shoqatave shqiptare ne Britani së shpejti do të prezantojë projektin e paradës shqiptare në Britani dhe do finalizohet në nëntor! Ku do përfaqësohen të gjitha trevat shqiptare dhe traditat kulturore të qyteteve dhe krahinave që vijnë!”, thuhet në njoftimin e shoqatave.

Si një tradite e përvitshme, kjo parade është kthyer në simbol të botës mbarë shqiptare, duke synuar jo vetëm t’i japë zë çështjes kombëtare , por edhe të shërbejë si një shtysë për organizimin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Organizata “ Rrënjët shqiptare” ka arritur në mënyre vullnetare të bëjë atë që politika ende nuk e ka realizuar.

Deti i krijuar nga flamujt Kuq e Zi i dha jetë një prej organizimeve më të mëdha të këtij lloji në botën mbarë shqiptare.

-----