Ballina Sport Të gjithë e duan Marash Kumbullën, edhe Barça në garë për mbrojtësin...

Të gjithë e duan Marash Kumbullën, edhe Barça në garë për mbrojtësin kuqezi

12
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla po kalon një moment shumë të mirë. Ai është titullar i padiskutueshëm te skuadra e Veronës, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Qendërmbrojtësi i ri ka treguar një rritje të madhe. Ka kohë që mediat në Itali raportojnë për interesim nga klube si Manchester City, United, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Dortmund dhe shumë të tjera në Serie A.

Sipas “Tuttohellasverona”, për 19 vjeçarin ka shfaqur interes edhe Barcelona.

Katalanasit kërkojnë që të përforcojnë mbrojtjen, duke marrë parasysh vitet që tashmë nuk flasin më për Pique-në dhe një formë të dobët të Samuel Umtiti-së. Kumbulla mendohet se do të përshtatet mjaft mirë me Pique në qendër të prapavijës.

Drejtuesit katalanas po mendojnë që të bëjnë një ofertë, ndërsa do t’u duhet të shpejtojnë duke qenë se interesimi për 19 vjeçarin kuqezi është i madh.