Ballina Sport Të gjitha në një ditë, supersfida e javës së 23-të luhet në...

Të gjitha në një ditë, supersfida e javës së 23-të luhet në Shkodër

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Java e 23-të e Kategorisë Superiore rezervon sfida shumë interesante, teska të gjitha përballjet do zhvillohen të dielën.

Në orën 13.00, Teuta ka një transfertë delikate ndaj Bylis. Durrsakët duan 3 pikët e rradhës, në mënyrë që të vijojnë të jenë sa më lart në tabelë.

Tirana përballet ndaj Kastriotit jashtë, me bardheblutë që nuk u lejohen më gabimet. Laçi ka një sfidë të lehtë në letër, ku do i duhet të masë forcat me Apoloninë.

Në orën 16.00, Partizani gjen Skënderbeun. Spektakël dhe rivalitet brenda pritet të ketë Vllaznia-Kukësi, me të dy ekipet që nuk po kalojnë një formë të mirë. Ekipi i Brdaric ishte shumë pikë e shkëputur në vendin e parë, por tani ndjekësi është vetëm një pikë larg.

E dielë/

13.00 – Bylis – Teuta

13.00 – Kastrioti  – Tirana

13.00 – Laçi – Apolonia

16.00 – Partizani  – Skënderbeu

16.00 – Vllaznia – Kukësi

---- ----
----
-----
-----