Ballina Lajme nacionale ‘Të gjejë vend e të futet…’, Pjerin Ndreu sqaron përgjimin: Drejtori e...

‘Të gjejë vend e të futet…’, Pjerin Ndreu sqaron përgjimin: Drejtori e ka detyrë të votojë partinë e vet

41
SHPËRNDAJE

Në përgjimet e reja të publikuara ditën e sotme nga e përditshmja gjermane “Bild” shfaqet edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili komunikon me drejtori i drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci, teksa kërcënon një drejtor shkolle.

“Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as i LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje. Pergjimi eshte nje flluske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon”, shkruan Pjerin Ndreu.

Biseda e plote: 

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!

Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?

Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.

Drini Gjeçi: Reshatit?

Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: PO

Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.

Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Gazeta SHQIP

-----