Ballina Shëndetësi Të flini në një dhomë të ftohtë ndikon në shëndetin tuaj

Të flini në një dhomë të ftohtë ndikon në shëndetin tuaj

15
SHPËRNDAJE

Dr. Christopher Winter ka zbuluar disa arsye se përse duhet ta mbani termostatin mes 15-20 gradëve celsius kur të flini.

Fillimisht, ai ka zbuluar se nëse temperatura bie më shumë apo rritet, personi ka tendenca ta ndërrojë më shpesh krahun e fjetjes gjatë natës dhe rrjedhimisht të bëjë gjumë më të keq, transmeton Gazeta Observer.

Trupi i njeriut e ka një cikël natyral 24-orësh, ku temperatura rritet në pasditen e vonshme dhe bien ë pikën më të ulët rreth orës 05:00. Me rënien e temperaturës së trupit, ne jemi më të aftë të flemë.

Prandaj, një dhomë e ftohët e inkurajon gjumin kualitativ.

Hulumtuesit australianë gjithashtu kanë konfirmuar se dhoma e ftohtë shpie në gjumë më të pushueshëm.

Fjetja në dhomë të ftohët ju ndihmon të dukeni edhe më të ri, pasi që temperaturat e larta e ndalojnë lirimin e melatoninës në trup.

Në mesin e përfitimeve tjera që i sjell fjetja në dhomë të ftohët është edhe rritja e disponimit, parandalimi i sëmundjes së Alzheimerit, etj.

-----