Ballina Sport Të dy në fund të kontratave, Juve dhe Milani projektojnë shkëmbimin e...

Të dy në fund të kontratave, Juve dhe Milani projektojnë shkëmbimin e yjeve

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Juventusi dhe Milani janë klube që gëzojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe herë pas here kanë shkëmbyer e kanë shitur lojtarë mes tyre.

Një tjetër shkëmbim mund të vijë në verë. Juventusi po punon për të gjetur një destinacion për Frederico Bernardeschi, ndërsa te Milani është në dyshim të madh rinovimi me Alessio Romagnolin.

Këtij të fundit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk ka pasur akord për rinovimin. Nga Italia mësojnë se Milani dhe Juve kanë projektuar një shkëmbim mes tyre.

Romagnoli do zinte vendin e Chiellinit, në prag të pensionit të Juve, ndërsa Bernardeschi do merrte rol të rëndësishëm në ofensivën e Stefano Piolit. Ky shkëmbim ka miratimin e Mino Raiolas, agjent i të dy lojtarëve. /abcnews.al

The post Të dy në fund të kontratave, Juve dhe Milani projektojnë shkëmbimin e yjeve appeared first on Abc News.

---- ----
-----