Ballina Lajme nacionale “Të du fort vllai”, Vangjush Dako sqaron bisedën e përzemërt të dalë...

“Të du fort vllai”, Vangjush Dako sqaron bisedën e përzemërt të dalë nga përgjimet

37
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka folur rreth përgjimeve të publikuara nga “Bild” ku është i përfshirë edhe ai.

Dako ka sqaruar shprehjen “Të du fort vllai”. Sipas tij, këto janë shprehje të zakonshme. Dako sqaron shprehjen e dalë nga përgjimet

“Komunikoj me shumë zgjedhës në celular, por nuk mbaj mend që të kem folur ndonjëherë me Astrit Avdylaj në telefon. Live në takime, ka qenë rasti që kemi folur, jo…ndoshta, por unë nuk e mbaj mend…Telefonata “ça bën, si je, motër/vëlla”, ndonjëherë madje shumë shpesh nuk e di se me kë je duke folur dhe po nuk pate nr telefonit këto shprehje “lal, zotëri” janë shprehje që përdorin nga gjithë njerëzit kur nuk i njeh dhe s’ke konfidencë. Sepse kur nuk e njeh e thërret me emër”,-u shpreh Dako në studion e emisionit “Repolitix”.

Dako ripërsëriti edhe një herë se nuk ka folur me Astrit Avdylajn, por me një person nga familja e tyre.

“Unë e kam thënë që nuk është Astrit Avdylaj, është një person  nga familja e tyre i cili komunikon me mua, por jo Astrit. Kjo jo se ndryshon rrjedhjen e telefonatave, por është manipuluar me qëllim që të lidhin të gjithë telefonatat e tjera, 5 të tjerat me Vangjush Dakon. Ka qenë një mendje djallëzore për të çorientuar opinioni publik. Në këtë rast, kjo telefonatë nuk është zëri i Astrit Avdylaj. Nuk mabj mend të kem folur ndonjëherë në celular me Avdylajn”, u shpreh Dako.

Pas intervistës në Opinion, Dako po jep sërish sonte sqarime në një studio tjetër televizive.

-----